Seniciotët për Senicën
Nga Margarit VELO
Moa harro ku ke lindur! Mos harro me kë je rritur!. Mos harro nga vjen!.
Me këtë motiv, me dashurinë për fshatin tim, Senicë, Njësia Administrative Vergo, Bashkia Delvinë, fshat që ndryshe quhet “Ballkoni I Rrëzomës”, u jam bashkuar përpjekjeve të shumë bashkëfshatarëve të mi, për të bërë më të mirën, që fshatit tonë t’i kthehet gjallëria dhe mirësia në çdo drejtim.
Prandaj, më 25 nëntor 2022, bashkë me një zonjë të nderuar, dashamirëse e fshatit tonë, shkuam në Drejtorinë e ARRSH, Tiranë, ku dorëzuarm një Letër-Kërkesëpër mbështetje për rrugën hyrëse nga poshtë, për fshatin Senicë. Atje takuam menaxherin për kontratën e lidhur me firmën sipërmarrëse të ndërtimit të rrugës nga Zagoniku, z. Adrian Kroi.
I ngritëm shqetësimin për ritmet e ngadalta të punimeve, pasi për 5 muaj është punuar në 100-150 gjatësi. Ai na shpjegoi se fondi për ndërtimin e rrugës së fshatit Senicë nga ana e poshtme (Qafa e Hanit), i ka kaluar pushtetit vendor (Bashkisë Delvinë). Na garantoi se rruga do të bëhet.
Po kur? Ngriti supet.
Mendoj se duhet rezistencë dhe protestë, që gjërave t’u shkohet në fund. Në përfundim, i kërkuam që ARRSH, në bashkëpunim me firmën ndërtuese, të na mbështesë për të hedhur me beton pjesën e mbetur të rrugës hyrëse nga Hani deri në Varrezat e fshatit, që, e matur, është 250 metra e gjatë. Jemi në pritje.