Ksamil, gjendet i varur një person
Një person është gjetur i varur mëngjesin e sotëm në banesën e tij në Ksamil.
Nga të dhënat paraprake, polcia e Sarandës bën me dije se mëngjesin e sotëm, në Ksamil, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur në banesë, shtetasi F. M., 54 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.