Kandidati i primareve Armando Magllara hodhi akuza të rënda, reagon Ina Zhupa: Ne jemi model dhe dinjitoz…
Deputetja e Sarandës, Ina Zhpa, ka reaguar pas mbylljes se primareve për këtë bashki, e cila shkoi në balotazh mes dy kandidatëve Ilir Nikolla dhe Ardit Cikuli.
Ky proces në Sarandë pati majft akuza nga kandidatët të cilët thanë se pati votues socialistë.
Më i ashpri ishte kandidati Armando Magllara, i cili u largua përfundimisht nga kjo parti pas manipulimeve që iu bën, madje akuzoi se antarët e PD që votuan gjysma janë të dënuar.
Por për deputeten e Sarandës, Ina Zhupa, ky proces ishte fantastik.
“Pjesmarrje rekord në zgjedhjet primare në bashkinë e Sarandës, si asnjëherë më parë.
Kjo pjesmarrje e lartë prej 1181 demokratësh tregon edhe njëherë që PD Sarandë është hapur, është konsoliduar dhe i përfaqëson më së miri demokratët. Tregon besimin e rikthyer dhe nevojën për ndryshim.
Gara ishte i vertetë, me kandidat dinjitoz dhe kjo coi që asnjëri nga kandidatët mos të kalonte 50% plus një të votave sic e kërkon rregullorja me 591 vota te vlefshme.
Rezultati final është:
1 Ardit Cikuli 582 vota
2 Armando Magllara 33 vota
3 Ilir Nikolla 310 vota
4 Spiro Vaso 252 vota
5 Te pavlefshme 4 vota
Dy kandidatët që votohen datë 11 dhjetor, në selinë e degës janë
1- ARDIT CIKULI
2- ILIR NIKOLLA
Shume suksese dy kandidatëve që vazhdojnë garën dhe falenderime për dy kandidatët e tjera për përfaqësimin dinjitoz”, shkruan Ina Zhupa.