Fermerët e manderinave në protestë, në Konispol pa energji elektrike, pezullohet puna në magazina
Problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike i nxorën në protestë të dielën banorët e Konispolit.
Ata thonë se sa herë përkeqësohet moti energjia u ndërpritet.
Luhatjet e tensionin të energjisë u janë kthyer në makth pasi u kanë djegur elektro-shtëpiaket.
“Kemi gati 24 orë pa energji elektrike.”
“Të gjitha gjërat me energji elektrike janë djegur. Kishim një vaki nuk njihnim njerëzit.”
Por më të dëmtuarit këtë dhjetor janë fermerët që kultivojnë mandarinat.
Tani është koha e eksportit dhe problemet me energjinë elektrike paralizojnë punën në fabrikat ku prodhimi bëhet gati për treg.
“Në rast se nuk ka drita fabrikat nuk punojnë. Jemi 3 ditë mbrapa me porostë për mandarinën, fermerët nuk vjelin dot më.”
Nga shteti ndaj të cilit janë taksapagues të rregullt por mbështetje nuk kanë marrë kurrë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa t`i furnizojë pa ndërprerje me energji elektrike.
“I bëjmë thirrje ministres Balluku të shikojë këtu dhe të rregullojë problemin e energjisë.”
Nëse do të vijojnë të përballen më të njëjtin problem paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.
“Kjo është protesta e parë herës tjetër do të bllokojmë me rrugë me të gjitha.”