VIDEO/ Punimet në tunelin e Llogarasë: Janë hapur 4 kilometra e 650 metra
4 kilometra e 650 metra janë hapur deri më tani në tunelin e Llogarasë. Lajmin e dha zv. kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve së bashku me kryeministrin Rama. Sipas saj punimet parashikohen që të përfundojë brenda afatit dhe “në fund të shkurtit do të shihet dritë”.
“Në Tunelin e Llogarasë, ku falë edhe formacionit të favorshëm gjeologjik puna ka ecur pa asnjë ndërprerje, me 4 kilometra e 650 metra të hapura deri tani, e ku me këtë ritëm pozitiv investimi pritet të mbarojë shumë para afatit, duke nisur nga bashkimi i dy skajeve hyrëse në fund të muajit shkurt”, shkruan Rama.
Sipas tij “kjo vepër madhore, që kompleton gjerdanin infrastrukturor të gjithë pjesës së jugut, shkurton kohën dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit”.