Ura e Vanës në Delvinë shembet për herë të tretë, banorët fajsojnë cilësinë e dobët të punimeve
Ura e Vanës në Bashkinë Delvinë është rrëzuar përsëri.
Ndryshe nga 2 herët e kaluara kur ura u rrëzua për shkak të reshjeve, pasditen e djeshme pjesa metalike e urës është rrëzuar në kohën kur mbi urë po kalonte një kamion.
Shembja e urës i ka izoluar përsëri rreth 500 banorët e fshatit Vanë nga qytetet e Sarandës dhe Delvinës.
Banorët shprehen se shembja e urës së fshatit të tyre po kthehet në një legjendë, pasi në harkun kohor të 4 viteve është shembur 3 herë dhe për këtë fajësojnë punimet jocilëre që janë bërë gjatë rikonstruksioneve të kryera.
Banorët kërkojnë nga institucionet ndërhyrjen sa më parë për ndërtimin nga e para të urës, pasi po afron dimri dhe prurjet e shumta të lumit Kalasë do të shkaktonin edhe izolimin total të tyre.