Turistë të huaj ende në vjeshtën turistike të Sarandës
Sezoni turistik i Sarandës përtej stinës së verës, po spikat si një ndër veçoritë e këtij viti turistik.
Turistët e vjeshtës, kryesisht të huaj nga vende të ndryshme të botës, vazhdojnë të jenë prezentë në Sarandë.
Ata janë frekuentues “rezistentë” të plazheve të Sarandës dhe Ksamilit, si dhe vizitorë të pikave të shumta të atraksionit turistik, nga Butrinti, në Sarandë, në Syrin e Kaltër etj.