Sarandë, ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e disa veglave pune, arrestohet 21-vjeçari
Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin S. K., 21 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 14.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Sipas Policisë, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në automjetin në pronësi të shtetasit K. L., në fshatin Leshnic e Poshtme, Finiq.