Porti i jahteve në Sarandë: Ja në ç’fazë janë punimet…
Teksa mbronte më patos portin e ri të jahteve në Durrës, aty ku sot është Porti i Mallrave që pret të zhvendoset, kryeministri Rama përmendi dhe portin e Sarandës, që sipas tij është në ndërtim.
“Sepse do të ketë të paktën 4 porte turistike të klasit të pare: Durrës, Vlorë, Sarandë, Shëngjin. I vetmi që nuk është në fazë të avancuar është Shëngjini. Vlora është në ndërtim. Saranda është në ndërtim”, tha kreu i qeverisë në mesjavë në parlament, ku u debatua dhe më pas u votua investimi emiratas në Durrës.
Por cilat janë punimet për portin e jahteve të Sarandës, e cila pritet ta kthejë të gjithë Portin e Limjonit në tjetër pamje dhe tjetër destinacion?
Punimet e deritanishme janë këto, ndërtimi i molit:
Kujtojmë që kjo zonë deri është ndër ato me ndërtime në tranzicion, por më së shumti me shtëpi private.
Me ndërtimin e portit të jahteve, gjithçka aty pritet të transformohet në një zonë rezidencilale, një pol i ri turistik i qytetit.