Në shëtitore: Një prezantim befasues i pasurive nën ujore të Sarandës

Atë që jo të gjithë kemi mundësi ta shohim, çfarë befasish përmban nënuji, e pamë përmes një prezantimi filmik dhe një ekspozite fotografike. E tëra ndodhi në Sheshin e Limanit të Sarandës, si një iniciativë e studjuesit Auron Tare.

Publik i këti prezantimi, që pati edhe mbështetjen e Bashkisë së Sarandës, ishin intelektualë të qytetit, arkeologë, njerëz të interesuar për informacion shkencor, mjedisorë dhe njerëz të medias etj. “Jemi me fat që jetojmë në një Sarandë që ka gjithçka.

Përgjithësisht shijojmë bukuritë e mbitokës, ndërsa na jepet rasti sot të mësojmë për nënujin dhe turizmin e npnujit”, tha ndër të tjera në fjalën e vet përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma. Këtë ai e ka parë si një arësye më shumë për ta vizizuar Saranfën, ndërsa prezantimin e ka cilësuar si hallkën e parë të një zinxhiri aktivitetesh me këtë temë, edhe për të fituar sfidën për të qenë miqsorë me mjedisin.

Gjatë prezantimit “Pasuritë nënujore shqoptare”, Auron Tare mbajti një narrativë që mbajti të mbërthyer të pranishmit, pasi morën informacion pak ose aspak të njohur e të dokumentuar mbi kërkimet nënujore, në hapësirën nënujore të Sarandës, nga Butrinti, në Kanalin e Çukës dhe në Gjirin e Limjonit, skanuar me anije e teknologji bashkëkohore amerikane.

“Memrja historike ka rëndësi dhe duhet të dimë se trekëndëshi Sarandë-Butrint zë vend në fillesat e letërsisë botërore”, u shpreh prezantuesi Auron Tare. Ai tha se anija “Hercules” filloi explorimin e arkeologjisë nënujore prej vitit 2007 deri në vitin 2019, me shtrirje nga Ftelea deri Sazan. Amforat e zbukuara me datim para Krishtit, janë disa prej zbulimeve me shumë interes, përveç disa anijeve të mbytura. Leximi i bimësisë së nënujit, ishin pjesë e eksplorimit të kryer, pasi ashtu si toka , edhe deti ka “pyjet”’e veta.

Prania e bimës së njohur me emrin Posedonia, është tregues i “virgjërisë”, ndërsa mungesa e saj është tregues negativ. Prezantimi, i shoqëruar me pamje filmike dhe me dokumenta arkivore, hodhi dritë të re edhe sa i takon sqarimit të të ashtuquajturit “incident i minimit të Kanalit të Korfuzit”, duke sjellë argumenta të mbështetura, që provojnë se nuk ishte Shqipëria që kishte vendosur mina në Kanalin e Korfuzit.

Tare u ndal edhe në momentin historik të zbritjes së ish-udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushov më 1959 pikërisht në vendin e prezantimit, në Sheshin e Limanit të Sarandës.

E kjo, sipas tij, meriton të tregohet përmes një pllake memoriale, pasi për kohën ishte njeriu i fuqishëm i planetit. Përveçse nga Bashkia e Sarandës, eventi u mbështet nga UNDP e RPM Nautical.