“Me ne, Saranda është bërë e mirë, por jo siç duam ne”

Nga Sofokli Mekshi 

Takimi llogaridhënës i Bashkisë Sarandë ,me banorët e lagjes 1-2-3,për buxhetin e vitit 2023,rezultoi me pjesmarrje përfaqsuse të ,gjërë.

Banorët e këtyre lagjeve ,duke ushtruar të drejtën kushtetuese për pjesmarrje direkte në vetqeverisjen vendore,përmes pyetjeve dhe diskutimeve të tyre,vlerësuan arritjet e këtyre vjetëve, por evidentuan edhe mundësitë qe kishte për të bërë më shumë se aq.

Kryetari i bashkisë Z.Adrian Gurma,bëri një rezyme të punëve të kryera nga administrata,? përgjatë rrugëtimit të tij ,në krye të Bashkisë ,por me modesti ai u shpreh ” Saranda , nën drejtimin tonë,padyshim që është bërë më e mirë nga ç’ishte,por jo siç e dëshirojmë ne”.

CILAT JANË ARRITJET…?

1.Përfundimi i rikualifikimit të shëtitores “Hasan Tahsini ” e “Naim Frashëri”,të cilat e bënë më të vizitueshme Sarandën ,nga turistët vendas dhe të huaj,por ia rritën vlerën çdo investimi për strehimin dhe sherbimin ndaj turistëve.

2.Një qytet më i paster,me pjesmarrjen e banorëve dhe kryesisht të nxënësve të shkollave,për grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve.Duke përfituar nga një projekt i fondacionit gjerman -GIZ Albania,në periferi të bashkisë,është ngritur qendra e riciklimit të mbetjeve,duke i kthyer ato në vlera përdorimi,në interes të komunitetit .Në këtë çështje me ndjeshmëri publike,për të monitoruar punën e konçensionarit në pastrimin e teritorit,kryebashkiaku spjegoi punën e kryer nga taxforca e drejtuar prej tij,e cila ka dhënë rezultatin e pritur.

3.Rikonstruksioni i shkollës së mesme “Antoni Athanas” duke e kthyer atë institucion në një qëndër edukumi profesional dhe sportiv.Në vijim të këtij angazhimi të bashkisë,është puna që është duke përfunduar me projektin për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Adem Sheme”e pas saj ajo “9 Tetori”.

4.Në projektet e premtuara ,me fondet e bashkisë dhe të Qeverrisë Italiane ,është realizuar investimi madhor për rehabilitimin e Qendres Polivalente të Sarandës,duke përfshirë këtu edhe mjediset ekulturuara për fëmijtë me probleme të shendetit 5.Pas daljes së vendimit të KM të majit 2019,për zgjidhjen përfundimtare të shesheve të ndertimit ,në Lëkurës ,deri tani janë paisur me dokumenta të rregullta dhe janë lidhur kontratat e shitblerjes, për 850 pronar.

5.Në vëmëndjen e administrates së bashkisë,gjatë këtyre viteve,ishte kujdesi social ,për ndihmë ekonomike në 329 familje,janë shperndarë 85 apartamente për banesa sociale për të pa strehet e qytetit.Njëherësh ,nga fondet e bashkisë ,kanë përfituar kredi sociale(të buta),40 kërkues të interesuar dhe që kanë plotësuar kriteret përkatëse.

Duke pranuar e vlerësuar se lagjet nr.1-2- 3 , mbajnë peshën kryesore për turizmin,bashkia synon ta çoj më tej punën e kryer për ta hequr fjalën sezon turistik e për ta shndrruar atë, në sloganin ” vit turistik “për të patur shërbim cilësor gjat gjithë vitit,dhe jo me sezon.Sepse Saranda,për ta realizuar këtë objektiv , i ka të gjitha: ka kushtet klimatike,kapacitetet akomoduese dhe kulturën e sherbimit të hoteleri-turizmit.

Në pjesën e shprehur prej kryebashkiakut Gurma”…por jo siç donim ne ..” janë, jo vetëm dëshirat por objektivat që i ka vendosur vetes, pushteti vendor,për të plotësuar pritmëritë që kanë banorët,por edhe plotësimi i kërkesave të shtruara prej elektoratit,gjatë kësaj dëgjese publike.Folësit e shumtë që e morrën fjalën në këtë takim,vlerësuan pozitivisht punët e kryera,por kërkuan ,me të drejtën e tyre ,te bëhet më shumë prej administratës së bashkisë ,duke punuar më seriozisht për zgjidhjen e problematikave që kanë qytetar të veçantë.”Një bashki më e hapur,do ta rris efikacitetin e punës së drejtorive përkatëse,me theks atë të Shërbimeve Publike dhe të Urbanistikës” ishte njëra nga vrejtjet e bëra prej banorit që nxjerr “bukën e gojës ” në tregun indistrial të qytetit.

I njëjti taksapagues ,i kërkoi spjegime zotit Gurmazo ,pse një pjesë e administratës së bashkisë, është në kushtet e ndjekjes penale prej drejtësisë,disa në arrest shtëpie dhe të tjerë piëunonjës janë shpallur ” në kërkim” prej tyre. Duke iu përgjigjur atij shqetësimi,kryebashkiaku Gurma,spjegoi “ne nuk i dalim në mbrojtje askujt që penalizohet prej ligjit,zinxhiri i përgjegjësisë ka shumë hallka,ndaj secili prej nesh, është përgjegjës vetë për punën e kryer në shkelje të ligjit.

Një tjetër qytetar , Pajtim Seferi,kërkoi që buxheti i vitit 2023 ,të parashikoj më shumë fonde për terrenet sportive, nëpër lagjet e qytetit,në shkolla,duke evidentuar faktin që Saranda ka merituar dhe ka fituar shumë trofe ,këto vjet ,si në sportin e notit,në shah ,në ekipet zinxhir të futbollit dhe në atletikë.Folës të tjerë,që e morën fjalën ,në takim,kërkuan më shumë vëmëndje për rrugën Q.Demi,për rikonstruksionin e kopshtit të lagjes nr.1..etj.

Ajo çka duhet përmëndur në këtë informacion për dëgjesën e sotme,me publikun, është fakti që në buxhetin e vitit që vjen,për bisneset nuk do të ketë rritje të taksave,por do të zgjerohet baza e taksueshme,që don të thotë: më shumë se deri tani ,bisnese që paguajnë taksa,me objektiv që, vitin e ardhshëm ,të formalizohen të gjthë veprimtaritë private,në shërbim të komunitetit të banorëve ,të bashkisë Sarandë.

Nesër,në bar-restorant-hotel “Oxhaku”dë të mbahet dëgjesa e radhës,me banorët e lagjes nr.4 të bashkisë Sarandë.Si përfaqësues të opinionit publik,ne do tju informojmë përsëri,për arritjet dhe problematikat që do të çfaqin banorët e kësaj lagjeje të madhe.