Finiq: Zhvillohet në Livadhja Festivali Folkorik i Pakicave Kombëtare
U zhvillua ditete e fundit në Qendren Kulturore te Livadhjase “Katina Papa” Festivali i pare Folkorik i Pakicave Kombëtare ne Shqipëri.
Eventi u organizua nga shoqata “Shen Kozmai” ne Livadhja – Finiq, mbeshtetur nga Komiteti per Pakicat Kombetare në Shiperise.
“Livadhjaja u ndriçua nga ngjyrat vezulluese dhe vallet elegante me entuziazëm që erdhën të gjithë minoritetet në zemrën e Minoritetit Etnik Grek, me harmoni këngësh, vallesh, zakonesh, traditash, ashtu siç është edhe bashkëjetesa e tyre me komunitetin Shqiptar. -u shpreh per kete event kulturor Kostandina Bezhani, kreu i Komitetit te Pakicave Kombetare.
Festivali u pershendete edhe nga deputeti Niko Kuri: ” Ditën e shtune me 05.11.2022 ndoqa me kënaqësi festivalin e parë folklorik të organizuar nga Grupi kulturor Shën Kozmai i Livadhjasë. Përgëzimet e mia të ngrohta për të gjithë ata,ato që ndihmuan në organizimin e përsosur dhe të sukseshëm të këtij Festivali.”
Festivali eshte mireritur edhe nga krijuesit dhe njerezit e mediave.
“Një mozaik brilant dhe fantastik i veshjeve tradicionale,zakoneve dhe traditave të shkelqyera të trasheguara brez pas brezi në keto komunitete. S’ka si të mos të të emociononin vallet dhe këngët në interpretime kaq dinjitoze. Një thesar i vyer qe gjallon me indetitetin e tyre , brenda fondit të kulturës shqiptare dhe i japin një shkelqim mahnitës.”-vleresoi Panajot Boli, mesues, gazetar dhe shkrimtar.