VIDEO/ Nga Italia, në Kinë dhe Shqipëri: Parodistët e Vlorës i shtojnë vlerat këngës  “Vaffanculo 2020” dhe kthehen në hit botëror

Një këngë e krijuar nga artistë italianë për të “përcjellë me lezet” vitin 2020, është kthyer në një hit botëror.

Kjo këngë e titulluar “Vaffanculo 2020. Arsyeja nuk është thjesht talenti i ekipit italianë por dhe atyre që e klonuan këtë këngë.

Parodistët e Vlorës morën motivet e kësaj kënge dhe krijuan versionin origjinal të tyre : ‘Në të s’ëmës 2020’. Versioni shqiptar i këngës është nga më të bukurit dhe i ka impresionuar aq shumë artistët italianë që së bashku me versionin e tyre të fusin dhe atë shqiptar dhe kinez.

Në këtë parodi të luajtur nga Afrim Agalliu dhe Agron Hamo është përshkruar realiteti që po jetojmë për shkak të Covid.

Ky është suksesi real i parodistëve të Vlorës të cilat i shtuan vlerat këtij motivi të këngës italiane.