Finiq, rruga e Navaricës shtrohet me asfalt

Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço dhe deputeti Niko Kuri janë rikthyer në fshatin Navaricë për të vizituar punimet për shtrimin e rrugës së këtij fshati me asfalt, një premtim i fushatës elektorale që tashmë është bërë realitet.

“Në Navaricë u gjenda para disa ditësh së bashku me Kryetarin e Bashkisë Finiq, zotin Kristo Kiço, për të vëzhguar së bashku punimet për shtrimin me asfalt të rrugës rurale të komunitetit.

Vepra e mësipërme përbën një nga premtimet tona të përbashkëta, diçka që më gëzon veçanërisht, pasi tashmë ky premtim mori jetë dhe po realizohet”, shkruan deputeti Niko Kuri.