Dhuna ndaj arbitrit, FSHF masakron Delvinën
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë sot vendimet për ngjarjet e kësaj jave ku ka pasur situata shqetësuese dhune.
Padyshim , më e njohur ka qenë ajo e Delvinës ku është goditur me gur në kokë gjyqtari kryesor i ndeshjes, duke sjellë braktisjen e sfidës të skuadrës vendase me AF Elbasanin.
Disiplina vendosi dhënien e ndeshjes në tavolinë skuadrës së AF Elbasanit, ndërsa ka dënuar Delvinën që të luajë të gjitha sfidat e mbetura të sezonit në fushë asnjanëse pa praninë e spektatorëve.
“KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër AF. Elbasani dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi B, pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse”, thuhet ne njoftimin e Komisionit te Disiplines.