Destinacioni i javës: Galeria “Art Saranda”, në qendër të qytetit
Galeria “Art Saranda” është një tjetër destinacion, pjesë e grupit muzeal Arkeologji – Traditë – Art Pamor.
Ajo ndodhet në shëtitoren e qytetit, pranë Muzeut të Traditës, me hyrje nga rruga e Flamurit dhe shëtitorja.
U hap në 18 Maj 2012, duke u kthyer një nga stacionet kryesore të jetës kulturore të qytetit.
Deri më sot ajo numëron 60 ekspozita, 500 autorë dhe rreth 3000 vepra të ekspozuara, pjesë e të cilave janë piktura dhe skulptura të të gjitha zhanreve.
Në qendër të eventeve kanë qënë ekspozita vetjake, në grup si dhe simpoziume me autorë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.
Aktualisht të ekspozuara janë vepra të autorëve të dy Simpoziumeve Ndërkombëtare të Artit “Saranda Art Days”.