Deputetja e Sarandës thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit
Deputetja e PD-së Ina Zhupa nga Kuvendi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 12 nëntorit.
Ajo tha se qeveria ju merr profesioneve të lira 17 milionë euro taksat ndërsa theksoi se të gjithë duhet të dalin në shesh kundër padrejtësive.
“Të shumtë do të jenë në shesh profesionistët e rinj, sepse nga zero ju e keni rritur taksimin. Ju i trajtoni sikur ata nuk janë personat që mbajnë tregun.
17 milionë euro ua merrni vetëm atyre, për ta është buka e gojës, ndërsa për ju është një kilometër rrugë e vjedhur.
Do të dalim të gjithë së bashku në shesh, do të reagojmë ndaj këtyre padrejtësive, në 12 nëntor, në orën 16:00”- u shpreh Zhupa.