Bashkia Sarandë, inspektim investimesh në Berdenesh
Fshati Berdenesh nuk është lënë i papërfshirë nga investimet publike të Bashkisë së Sarandës.
Këto ditë, investime që gjenden në proces, janë inspektuar nga Kryetari Adrian Gurma, i shoqëruar nga drejtues e specialistë të disa sektorëve në Bashki.
Shkuarja për të inspektuar ecurinë e punës për këto investime, ka shërbyer edhe për të komunikuar me banorë, për të marrë shqetësime e problematika të përditshmërisë së tyre.
Nga dëgjimi i tyre, janë diskutuar dhe janë adresuar zgjidhjet e duhura, në afat sa më të shpejtë.