Starton kampionati, Butrinti pret nesër Shkumbinin në “Andon Lapa”, synohet fitorja

Ditën e nesërme starton zyrtarisht kampionati i Kategorisë së Dytë, ku militon dhe skuadra e Butrintit.

Sarandiotët do të luajnë nesër ndeshjen e tyre të parë në këtë edicion të ri futbollistik, duke pritur në stadiumin “Andon Lapa” ekipin e Shkumbinit.

Ky takim do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit që është vendosur nga Komisioni i Disiplinës.

Në këtë ndeshje skuadra që këtë sezon do drejtohet nga trajneri Odisea Ccipa do të synojë marrjen e tre pikëve, duke parë formën e mirë që është bërë gjatë takimeve miqësore.

Sfida Butrinti-Shkumbini do të nisë në orën 14:00. /Sarandanews.com/