Shkaktoi aksidentin e rrezikshëm, arrestohet 24 vjeçari nga Saranda
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 24 vjeç, banues në Sarandë
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, drejtuesi dhe pasagjeri i të cilit, ndodhen në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.