Sarandë, përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohen nga qelia dy të akuzuarit per vjedhjen e 173 milioneve
Edmond Duzha 41 vjec dhe Bekdash Cukalla 38 vjec, te dyshuar per vjedhjen e rreth 173 milione lekeve ne 11 dhjetor 2021 ne Supermarket “Halo” ne Sarande kane lene qelite e paraburgimit te Sarandes.
Vendimi eshte marre ne 29 shtator, kur dy te dyshuarve u eshte ndryshuar masa e sigurise nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtepi”.
Shkak mesohet te jete bere perfundimi i afateve te paraburgimit. Ata jane arrestuar ne 29 dhjetor 2021 ne nje operacion te policise se Sarandes dhe pas 6 muajsh ne qeli, Prokuroria ka kerkuar zgjatjen e afatit te paraburgimit edhe me 3 muaj.
Por edhe pas 3 muajve Prokuroria nuk ka mundur të administrojë të gjitha aktet e ekspertimeve kompjuterike, urdhëruar në kuadër të kryerjes së veprimeve hetimore për këtë procedim penal dhe si rrjedhoje ata kane lene qelite pasi në nenin 263 të Kodit të Procedurës Penale, parashikohet: “Paraburgimi e humbet fuqinë në qoftë se nga fillimi i zbatimit të tij kanë kaluar afatet e mëposhtme, pa u dorëzuar aktet në gjykatë: b) gjashtë muaj, kur procedohet për krime që dënohen në maksimumin deri në dhjetë vjet burgim”, dhe në përfundim të afatit 6 mujor të paraburgimit, Prokurori ka vlerësuar të domosdoshëm zgjatjen e afatit të paraburgimit për secilin prej të paraburgosurve edhe me 3 muaj por sipas ligjit “Zgjatja mund të bëhet vetëm një herë dhe nuk mund të jetë më shumë se tre muaj” dhe si rrjedhoje afati 9 mujor ka perfunduar ne 29 shtator.
Ndodhur në këto rrethana, duke marrë në vlerësim objektiv rrethanat e çështjes objekt hetimi, duke vlerësuar se për shkak të moskryerjes së ekspertimeve të urdhëruara nuk janë grumbulluar të gjitha provat e domosdoshme për përfundimin e hetimeve për këtë procedim penal, duke iu referuar masave të sigurimit të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, Prokurori vlerësoi se në rastin konkret, masat e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, janë masat e sigurimit më të përshtatshme në raport me të gjitha masat e tjera të sigurimit personal të parashikuar nga ligji procedural penal, që duhet të caktohen në vijim ndaj çdonjërit prej shtetasve nën hetim.