Sarande, njoftimi i rëndësishëm për studentët e vitit të parë, nxënësit e shkollave profesionale dhe arsimit paraunversitar 

Bashkia e Sarandës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët e vitit të parë, nxënësit e shkollave profesionale dhe të arsimit paraunversitar

NJOFTIMI.

Njoftohen studentët e rregjistruar në vitin e parë, nxënësit e shkollave profesionale dhe të arsimit paraunversitar se nga data 18 tetor 2022 deri më 18 nëntor 2022 bëhet dorëzimi i dokumentave për përfitim burse studimi.

Dokumentacioni i kërkuar është si më poshtë:

 

PËR KRITERIN EKONOMIK PIKA A DHE B:

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim Banimi
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim nga konvikti
  • Vërtetim të ardhurash të prindërve

 

PËR KRITERIN EKONOMIK PIKA C:

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për trajtimin si familje në nevojë
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë

 

PËR KRITERIN E REZULTATEVE TË ARRITURA

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim Banimi
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim Notash

 

PËR KRITERIN JOEKONOMIK:

 

  1. a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vertetim për statusin e jetimit

 

  1. b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Kopie të vendimit të gjykatës

 

  1. c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim të statusit ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik

 

ç) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim të statusit ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë

 

  1. d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim i prindërit që gëzojnë statusin e invalidit

 

  1. dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë

 

  1. e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim/Kopje dokumenti për nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror

 

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;

  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë
  • Vërtetim nga Institucioni përkatës i paragrafit ë

 

  1. f) nxënëset (vajza), të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë

 

  1. g) nxënësit me një prind
  • Çertifikatë Personale
  • Çertifikatë Familjare
  • Vërtetim për regjistrimin dhe frekuentim në shkollë