Sarandë, fqinji pa rënien e 11-vjeçares nga kati i katërt, e dërgoi në spital me automjetin e tij
Kristjana Nikolla është 11-vjeçarja që është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt.
Sipas bluzave të bardha të pediatrisē Sarandë vajza shkoi në spital me shenja vitale, reagonte gjatë mjekimeve, por kishte marrë goditje në kokë dhe kishte frakturë në këmbë dhe dorë.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së adoleshentes. Rënien e saj rastësisht e ka parë një efektiv policie banesa e të cilit ishte përballë më atë të 11-vjeçares.
Ai ka shkuar menjëherë e mori vajzën në duar dhe me mjetin e tij e dergoi atë në spital.
Pas ndihmës së parë fëmija u transportua me helikopter tek Qendra e Traumës në Tiranë.