Sarandë/ Djegia e makinës së bashkëshortit të ish-gjyqtares së shkarkuar nga vettingu, dyshohet si e qëllimshme
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me djegien e një makine gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në lagjen nr.1 në vendin e quajtur “Rruga 4”.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Edmond Duka, i cili ka punuar në IMT-në e Sarandës, ndërkohë që është bashkëshorti i ish-gjyqtares së shkarkuar nga vettingu, Nevrie Duka.
Nga të dhënat hetimore rezulton se zjarri në mjetin tip ‘Mercedes-Benz ML’ me targe AA410IY është i qëllimshëm. Kanë qenë banorë të zonës që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Ndërhyrja ka shpëtuar djegien totale të mjetit. Si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet i parkuar para Benzit, konkretisht mjeti Honda me targa zvicerane.