Projektet e reja: Bashkia Sarandë dhe Fondi Zhvillimit zhvillojnë nesër një dëgjesë publike
Në vijim të këshillimit në kuadër të projektit për zhvillimin e integruar urban e turistik, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Sarandë, organizojnë dëgjesë publike ditën e martë, më 18 tetor 2022, ora 10:00, në sallën e Bashkisë Sarandë.
Gjatë dëgjesës do të prezantohen projektet e detajuara që lidhen me disa rrugë të Sarandës e fasadat, me Qendrën e Mirëseardhjes, me parkimin e përkohshëm për autobusat dhe fushën e sporteve.
Prezantimi do të fokusohet edhe në impaktin social të këtyre projekteve.