Policia e Sarandës arreston 39- vjeçarin, drejtonte makinën i dehur
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi G. N., 39 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.