Ngjarje rëndë në Ksamil: Rrëzohet nga pema duke mbledhur ullinj, ndërron jetë 62- vjeçari

Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç.

Policia njofton se ai ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.