Ngjarje e rëndë në Sarandë: Rrëzohet nga kati i katërt një 11- vjeçare, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë në lagjen nr.1.
Në njoftimin e policisë bëhet me dije se një 11- vjeçare është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës.
“Sot, rreth orës 13:45, në lagjen nr. 1, Sarandë dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, një shtetase e mitur 11-vjeçare, e cila do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /Sarandanews.com/