Mirela Kumbaro: Për zonjat gjirokastrite!
Kur vjen puna për të folur për zonjat, gratë punëtore e duararta, ministrja Mirela Kumbaro, nuk pret një ditë të caktuar, por veçanërisht sot, na foli për 5 zonja gjirokastrite. Sot është Dita Botërore e Gruas Fshatare.
Me gjithë dashurinë dhe mbështetjen së pari si grua ndaj gruas, si gjirokastrite por edhe ministre, zonja Kumbaro veçoi 5 emra, por thekson se nuk janë vetëm kaq!
“Sot eshte Dita Boterore e Gruas Fshatare dhe dua t’u puth duart te gjitha grave qe mbajne ekonomite e fshatit, por sidomos atyre qe ekonomine e fshatit e kane kthyer ne ekonomi turistike duke zhvilluar ne te gjithe Shqiperine agroturizmin si prirjen me te re te turizmit gjithevjetor shqiptar.
Ne emer te te gjitha grave ju njoh me portretet e disa prej mikeshave te mia ne Qarkun e Gjirokastres:
– Moza duarflori nga Lunxheria,
– Flora bletepunetore nga Gostivisht i Permetit,
– Elona e forte nga Ballabani i Kelcyres,
– Vali e Vila Golikut ne Tepelene,
– Anila gjithe shije e Lord Byronit ne Tepelene;
– Mira e Peshtanit qe ju zbulon natyren ne zemer te Vjoses…
e kjo liste vazhdon