Butrinti pret Tepelenën, objektiv është marrja e fitores

Butrinti do të presë nesër në stadiumin “Andon Lapa” skuadrën e Tepelenës në javën e tretë të Kategorisë së Dytë.

Një duel ku të besuarit e Odisea Ccipës do të synojnë marrjen e tre pikëve.

Në këtë duel Butrinti vjen pas disfatës së pësuar javën e kaluar ndaj Labërisë dhe eleminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Sfida e nesërme në stadium do të luhet gjithashtu edhe me praninë e tifozëve.

Butrinti-Tepelena do të startojë në orën 14:00. /Sarandaneës.com/