Manjola Nikollo mbledh 15 burra në kafe në Konispol: Gati për të mposhtur Ramën
Kryetarja e degës së PD Sarandë, Manjola Nikollo, ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune një takim me demokratët në Konispol.
E rrethur nga 15 burra, Manjola Nikollo shkruan se janë gati për protestën e 12 nëntorit për të përmbysur qeverinë.
“Sot kisha kënaqësinë të bashkëbisedoja me anëtarët e Grupseksionit Konispol.
Demokratët ngritën problematika të shumta për keqqeverisjen,për largimin e të rinjve nga kjo zonë.
Vend të veçantë në këtë takim mori tema e primareve dhe rëndësia e simpatizantëve në këtë proces,për të zhgjedhur kanditatin fitues për Bashkinë Konispol.
Protesta e 12 Nentorit do te jëtë shkëndija e parë drejt përmbysjes së kësaj qeverie dhe ata premtuan pjesëmarrje masive në protestë nga skaji më jugor i Shqipërisë!
Demokratet bashke!”, shkruan Nikollo. /Sarandanews.com/