Luiza Xhuvani, krenaria e Sarandes dhe artit e kinematografise shqiptare

Nga Josif Papagjoni

Nje figure-imazh i tejnjohur nga publiku shqiptar, aktorja e famshme Luiza Xhuvani, me te cilen shpirti im ndjehet krenar qe kam qene nje fare Sokrati per dhe me te, qysh kur ajo ishte nxenese e 8 vjeçares ne qytetin tone te perbashket te lindjes, Sarandes.

5 vjet me talentin, prezencen, bukurine e fjales dhe ndjeshmerine genuine prej aktoreje qe ajo kishte prej lindjes, une kam qene ne nje fare mase nje plazmues i cilesive te saj te ardhshme si aktore, e doja fort per sjelljen e saj te hijshme dhe tejet korrekte, e doja fort edhe per rrethanat e jetes se saj jo fort te lehte, me rolin si prej nje kujdestari.

Dhe kur e rekomandova per Akademine e Arteve u gezova qe fitoi, i bindur fundekrye se do behej nje aktore e mire. Lidhja me Gjergj Xhuvanin, kineastin e talentuar dhe birin e Dhimiter Xhuvanit, qe nje ogur i mire qe i ndihu ne karrieren e saj si aktore e filmit.

Dy flatra Dedali prej sqimes dhe emrit te nje familjeje me emer si Xhuvanet doemos qe te ndihmojne fort ne nisjen e fluturimit tend si artiste.

Dhe fale talentit te saj Liza fluturoi shume lart, nje fluturim qe e beri ate nder aktoret me te fuqishme te skenes dhe ekranit. Dhe sot, padyshim, per mua eshte me e mira.

Veshtire te mberrish ne cilesine dhe pushtetin e ndjenjes e te fjales qe ajo ka dhe percjell, ne energjine psikike vrulluese, si p.sh. te Medea, zonjusha Margarite, Elektra, Lukrecia Borxhia si dhe ne filma te shumte, me ate pikellim e saj njerezor, me imazhin e femres fisnike, te bute, te çilter, pikellimtare, e megjithate dinjitoze, qe ajo ka percjelle, si te me i bukuri rol i saj i ekranit, “Flutura ne kabinen time”.

Por Liza, sa nje njeri i mire dhe fisnik, eshte dhe nje grua e forte ne picirin qe jeta i ka dhene. Ishte ARTI ngushellimi me i madh i saj, ai qe i ka dhene rrugen e kurajes, stoicizmit, durimit dhe masen e kuptimit te jetes, e kapercimit te fatkeqesise.

Arti, si katarsisi magjik per t’i falur paqen e munguar dhe pranine inkurajuese te publikut. Arti, si matka trascedentale e shpirtit perterites, rigjenerues, qe ajo e do aq fort dhe ne flatrimin e tij rri.

Te kjo foto, ajo sapo ka mbaruar rolin e vet ne shfaqjen “Mbyllja e dashurise” e regjisorit francez Vigner, ne festivalin e Elbasanit, ku si perhere spikati me ate fuqi shpirti e fjale qe ajo e ka.

Suksese, gezime, miresi dhe jete pafund miqte e mi te shtrenjte.