FOTOT/ Plazhi publik i Centralit, i frekuentuar nga turistët dhe gjatë tetorit
Edhe pse jemi në muajin tetor e ne tashmë kemi hyrë në stinën e vjeshtës, Saranda vijon të frekuentohet nga vizitorë të huaj e vendas.
Sarandanews.com sjell sot disa pamje nga një prej plazheve publik.
Plazhi publik i Çentralit, i mundësuar dhe i rehabiltuar me të gjitha standartet nga bashkia e Sarandës, mbetet mjaft i frekuentuar nga pushuesit.
Ditën e sotme ky plazh ka qenë i mbipopulluar, ku turistët kanë shijuar detin dhe rrezet e ngrohta të diellit.
Siç shihet nga pamjet Saranda mbetet qyteti më i preferuar i turistëve, fal ndryshimeve që ka pësuar gjatë viteve të fundit.
Edhe ky sezon turistik, ka qenë mjaft i sukseshëm sa i përket turizmit, i konfitmuar dhe nga të gjithë operatorët turistik. /Sarandanews.com/