Efektivi i policisë Sarandë Ardian Kasemi, njeriu që i dha ndihmën e parë 11- vjeçares që ra nga kati 4-të
Ky që shihni në foto ësht efektivi i policisë Sarandë, Ardian Kasemi, i cili është komshi me vajzën 11 vjecare e cila aksidentalisht dje ra nga kati i 4-të.
Efektivi u ndodh rastesisht në vendngjarje, ku teksa pa vajzen e rrëzuar në tokë, iu gjend pranë duke e transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës.
Në spitalin e Sarandës vogëlushja mori ndihmën e parë dhe më pas u transportua me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Gjesti i efektivit të policisë së Sarandës Ardian Kasemit që iu gjend menjëherë pranë vajzës 11- vjeçare meriton një vlerësim.