Detajet nga aksidenti në Sarandë, plagosen dy të mitur që udhëtonin me motor

Dy të mitur në Sarandë kanë mbetur të plagosur pasi motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në hyrje të Ksamilit.

Sipas policisë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.