Destinacioni i javës: Muzeu i Traditës, në qendër të qytetit
Muzeu i Traditës është pjesë e grupit muzeal Arkeologji – Traditë – Art Pamor.
I ndërtuar me arkitekturën e një banese karakteristike qytetare, brenda tij paraqiten objekte, relikte, dokumenta dhe fotografi, që paraqesin historinë e qytetit ndër vite.
Pjesë e muzeut janë edhe veshje tradicionale nga e gjithë treva e Sarandës.
Godina e Muzeut të Traditës, dikur ka qene dogana e qytetit, ku nëpunës ka qenë Naim Frashëri-poet i Rilindjes Kombëtare.
Ajo është pjesë e memories qytetare, si dhe dëshmitare e historisë dhe e lëvizjeve drejt Ballkanit, Mesdheut, Evropës e më gjerë.