Deputetja e Sarandes: Me këtë hartë është konsoliduar autonomia e bashkive, janë rritur investimet
Bashkëkryetarja e Reformës territoriale, Anila Denaj, u shpreh se me Reformën Territoriale të realizuar nga qeveria e Partisë Socialiste, ka konsoliduar më tej autonomia financiare e bashkive. Denaj prezantoi draftin e PS-së ajo tha se investimet janë realizuar 3 herë më shumë se viti para reformës.
“Reforma Administrative Territoriale ishte e domosdoshme. Konsolidimi i njësive është një proces i vazhdueshëm që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve. Do të fillojmë me financat, ku reforma ka arritur konsolidimin financiar. Shpenzimet totale të pushtetit vendor janë rritur në 57 miliard lekë në vitin 2021 ose mbi 50 % më shumë.
Mund të qëndroni deri në fund zoti Sula dhe të dëgjoni argumentin. Nga 6500 këshilltarë në 1500. Investimet janë realizuar në mbi tri herë më shumë nga viti para reformës. Jam e bindur që do të ketë diskutime të mëtejshme.
Decentralizimi i funskioneve ka qenë një nga arritjet e kësaj reforme. Edhe njëherë. Nëse të ardhurat janë rritur me mbi dy herë në totalin e bashkive gjatë këtyre viteve. Investimet me tre herë, ndërsa administrata është me 35 % rënie. Dua të përmend gjithashtu që reforma u shoqërua me disa ligje që ndihmojnë në autonominë lokale”, u shpreh Denaj.