Delvinjoti Stivian Janku ftohet nga Kombëtarja për miqësoren ndaj Arabisë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në Abu Dhabi.
Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen vijnë nga kampionati shqiptar dhe për shumicën është hera e parë që ftohen në përfaqësuesen kuqezi, teksa 9 prej tyre janë lojtarë që vijnë nga klube të huaja dhe shumica kanë qenë pjesë e rregullt e Kombëtares.
Pjesë e kësaj liste është edhe futbollisti me orgjjnë nga Delvina, Stiven Janku.
Përfaqësuesja do të nisë grumbullimin më datë 22 tetor në kompleksin Tropikal në Durrës dhe më datë 24 tetor do të udhëtojë për në Abu Dabi ku do të vijojë përgatitjet për duelin miqësor.
Ndeshja e parë në histori e Shqipërisë me Arabinë Saudite do të zhvillohet në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).