Bajpas-i i Vlorës nxori në pah pamjen piktoreske të rivierës shqiptare
Bajpas-i i Vlorës jo vetëm që lehtësoi trafikun gjatë sezonit veror, por nxori në pah pamjen piktoreske të vijës bregdetare të rivierës shqiptare.
Autoriteti Rrugor Shqiptar organizoi një aktivitet sportiv “Pedalojmë bajpas-in e Vlorës” me çiklistat e Klubit të Tiranës, që përshkuan me biçikleta një nga rrugët më panoramike të Shqipërisë, eksperiencë kjo unike dhe e paharrueshme.
Bajpas-i i Vlorës një vepër shumë komplekse, por dhe e rëndësishme për zhvillimin turistik të vendit, i cili lehtëson aksesin drejt bregdetit të jugut, me gjatësi 29 kilometra, u hap për qarkullimin e automjeteve.
Bajpas-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash. Pjesë e projektit janë edhe disa vepra arti.