Adrian Gurma nxjerr pamjet e turistave: Saranda sot, sezoni vazhdon

Edhe pse ndodhemi me 1 tetor, qyteti i Sarandës vijon të ketë një fluks vizitorësh që po vizitojnë qytetin bregdetar.

Këtë të shtunë kryebashkiaku Adrian Gurma ka publikuar pamjet e turistëve të huaj të cilët janë duke vizituar qytetin e Sarandës.

“Saranda sot. Sezoni vazhdon”, shkruan në postimin e tij kryebashkiaku i Sarandës teksa ka ndarë pamjet e turistëve.

Edhe ky sezon turistik ka rezultuar mjaft i sukseshëm për Sarandën, e cila mbetet vendi më i preferuar për të pushuar gjatë verës.

Investimet e kryera nga bashkia, plazhet mahnitëse, çmimet e arsyeshme, shërbimi, kushtet etj, janë disa nga pikat më të forta që e kanë shëndërruar Sarandës ndër qytetet më të pëlqyera nga turistët vendas e të huaj. /Sarandanews.com/