Adrian Gurma ndjek punimet në ujësjellësin që do furnizojë me ujë të pijshëm lagjet “Lugu i Dardhës” dhe “Baba Rexhep”

Adrian Gurma ndjek nga afër punimet në ujësjellësin që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm në lagjet “Lugu i Dardhës” dhe “Baba Rexhep”.

Përmes një postimi në faqen e tij zyratre në facebook kryetari bashkisë Sarandë shkruan:

“Në terren, për të ndjekur nga afër punimet për rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, çka jo vetëm do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm në lagjet “Lugu i Dardhës” dhe “Baba Rexhep”, por do të lehtësojë në të njëjtën kohë edhe furnizimin në lagjet e tjera të qytetit.

Ecim”, shkruan kryebashkiaku Adrian Gurma. /Sarandanews.com/