Zhvillohet në Sarandë Maratona Kombëtare e Notit, shkëlqejnë Eklea Omeri dhe Ediljano Huna
Është zhvilluar ditën e sotme në Sarandë Maratona Kombëtare e Notit me pjesëmarrje të notarëve nga të gjitha moshat dhe ekipet, aktivitet i cili është shoqëruar edhe me një ceremoni në nder të notarit sarandjot Idriz Muço.
Edhe në këtë aktivitet kanë shkëlqyer notarët sarandjotë, ku gara 2 km është fituar nga Eklea Omeri për femra, e ndjekur nga Liana Muka dhe Greis Isufi, ndërsa meshkuj Ediljano Huna, i ndjekur nga Enrik Rugji dhe Henrik Sali.
Gara më interesante dhe emocionale ishte ajo e femrave 1 km, ku notaret Viki Tafrruku dhe Alma Dërvishi kanë qenë krahë për krahë përgjatë gjithë garës, por që finishin e preku e para Viki Tafrruku.
Gara 2 km për meshkuj u fitua nga Martin Nika, i ndjekur nga Flabio Ivanaj.