Vdekja e turistes britanike në Sarandë, jehonë në mediat e huaja: Rebecca ndërroi jetë në duart e të dashurit

Lajmi i vdekjes së 29-vjeçares nga Britania e Madhe Rebecca Gannon, e cila u mbyt në det më 19 shtator teksa ishte duke marrë pjesë në një ekspeditë zhytjeje ka bërë jehonë në mediat britanike.

“Daily Mail”, i ka kushtuar një artikull ngjarjes së rëndë ku shkruan se, pushuesja Rebecca Gannon, 29 vjeç ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë me një grup prej shtatë zhytës të tjerë.

Policia njoftoi një ditë më parë se 45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.  Kushova u hodh në ujë për ta shpëtuar por përpjekjet e tij nuk i erdhën në ndihmë të resë.

Gerta Brozi e cila ishte në varkë dhe është bashkëpronare e qendrës së zhytjes Spiranca tha për MailOnline:

“Ne vërtet nuk e dimë se çfarë ka ndodhur dhe presim që policia të përfundojë hetimin. Nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Ajo qëndroi në ujë për 10 minuta dhe më pas hasi vështirësi. Më parë ka pasur një problem me rregulluesin e oksigjenit, por u ndërrua dhe po punonte shumë mirë. Gjëja e radhës që dimë është që Saimiri e pikasi që ajo kishte probleme dhe u zhyt për ta shpëtuar. Ai bëri gjithçka që mundej për ta çuar në sipërfaqe.I dashuri i viktimës ishte i pranishëm gjatë gjithë momentit të ngjarjes por nuk mundi të bënte asgjë për ta shpëtuar. Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i trishtuar nga kjo ngjarje.”, tha Gerta Brozi e cila ishte me grupin e zhytësve.

Si ndodhi ngjarja

Burime  bëjnë me dije se kanë qenë 8 shtetas të huaj bashkë me 3 shtetas shqiptar, të cilët kanë qenë në ekuipazhin e anijes. Shtetasit e huaj kanë kryer edhe më parë zhytje, ndërsa 29-vjeçarja, herën e fundit që kishte kryer zhytje e kishte më janar të këtij viti. E reja ka arritur që të dalë në sipërfaqe të detit dhe ka bërë thirrje për ndihmë! Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. Madje i dashuri i vajzës ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra

Madje dhe i dashuri i vajzës ka sqaruar se doli në ajër, por varka ka qenë 30 metra larg. Ai ka ecur në ujë gjatë zhytjes kur ka dalë dhe ka kërkuar ndihmë. Ekuipazhi i anijes ka qenë i specializuar dhe përpara se të bëjnë zhytje të gjithë kanë plotësuar një formular që dinë që të kryejnë zhytje. Jashtë e kanë nxjerrë 3 pronarët e anijes specialistë në zhytje. 8 shtetasit e huaj janë lënë të lirë, ndërsa 3 shqiptarët janë ende në komisariat.