Sarandë, nënshkruhet marrëveshja për krijimin e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime

Është krijuar një tjetër shoqëri e ujësjellës-kanalizimeve në kuadër të reformimit të thellë të sektorit të ujit.

Bëhet fjalë për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm të gjithë kryebashkiakët si dhe drejtori i përgjithshëm i AKUM Klevis Jahja.

“Me drejtuesin e AKUM Klevis Jahja dhe kolegët kryebashkiakë të Delvinës Finiqit e Konispolit nënshkruam ”Marrëveshjen për Krijimin e Subjektit të Kompetencave të Përbashkëta të Ujësjellës Kanalizime”, të bindur se ky organizim dhe administrim i ri, do të sjelle një tjetër qasje në shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe përformancë të përmirësuar në sektorin e ujit”, shkruan kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma. /Sarandanews.com/