Sarandë, mbrëmje poetike për Ali Podrimjen
U zhvillua në mbrëmjen e së enjtes në galerinë e arteve pamore “Art Saranda” eventi kulturor: Mbrëmje poetike për Ali Podrimjen, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës.
Në këtë event kulturor ishin të prnaishmëm krijues dhe dashamirës të letërsisë, njerëz të medias, etj,.
Ishte i pranishëm edhe ambasadori I Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi.
Duke përshëndetur në këtë event kryetari i Bashkisë Adrian Gurma u shpreh: “E pranova me kënaqësi të veçantë organizimin e këtij eventi, Mbremjen poetik kushtuar Ali Podrimjes, poetit të madh shqiptar nga Gjakova.
Gurma faënderoi për eventin kulturor Alda Bardhylin, drejtuesen e Qendrën Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe me dëshirën për t’iu qasur edhe më tepër në të ardhmen Sarandës, u shpreh : “Shpresoj që aktivitete te tilla t’i përqaseni më shumë Sarandës pasi Saranda, është një qytet që e do librin, është një qytet që lexon, është qyteti i kulturës dhe artit.”
Në kemi bërë shumë këto tre vjet për kulturën dhe artin dhe shpresojmë që ky aktivitet të jete një nga hallkat e pamata të atij zinxhiri të eventeve kulturore e artistike që gjallërojnë qytetin dhe përcjellin kulturë e traditë,-vuri në dukje kryebashkiaku Gurma.
Drejtorja e Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli,shprehu kënaqësinë e realizimit dhe bashkëpunimti për kete mbrëmje kulturore dhe u shpreh se në të ardhmen do të këtë të tjera evente kulturore në Sarandë.
Nga ana e tij ambasadori I Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi duke përshendetur të pranishmit ,falënderoi për gadishmërinë e Bashkisë Sarandë për aktivitete kulturore të përbashkëta dhe iniciativa kulturore të tilla si Mbrëmja poetike kushtuar poetit Ali Podrimja.
Më tej duke kujtuar vitin e vështirë 1999, ambasadori theksoi se “Kosovarët dhe sarandiotet u takuan nën një situatë të vecantë për të vazhduar pa ndërprerje bashkëpunimin dhe shkëmbimin e kumteve në fusha të ndryshme “.Te Ambasada e Kosovës do të gjeni gjithmonë një partner të devotsdhëm”-tha ambasadori Skënder Durmishi.
Kritiku i njohur i artit Josif Papagjoni, solli në këtë mbrëmje kujtime dhe impresione mbi takimet me poetin e mirënjohur dhe krijimatrinë e Ali Podrimjes, impresione nga Kosova dhe kosovarët. Ai e vlerësoi Podrimjen si “Himalajën e poezisë shqipe, ndërkohë që ishte nga njerëzit me të thjeshtë që kam njohur, përtej çdo deliri të shumë autorëve të tjerë, – u shpreh Papagjoni.
Rreth krijimtarise dhe figures se Podrimjes folen ne kete mbremje poetike edhe disa pjesemarres si studjuesi Bardhyl Maliqi, poeti Dashamir Malo, shkrimtari Kostandin Vogli, etj,.
Në këtë mbrëjmë kushtuar Ali Podrimjes, të pranishmit patën rastin të ndiqnin disa interpretime nga krijimtaria e autorit, realizuar me pasion nga nxënës të shkollave të Sarandës.
Veprimtaria e mësipërme u moderua nga Majlinda Cero, drejtuese e Zyrës Arsimore në Sarandë.