Qafë Botë, transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Frequently”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. J., 35 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor Çukë – Sarandë, duke transportuar me një mjet tip furgon, 17 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.