Për Shpëtim Koten – Lime Kote

Nga Aleks Gjini

E bëj këtë shkrim për të ndikuar,aq sa është e mundur,në”heqien e mjegullimit” që ka zën vënd mbi vlerat tepër cilësore Sportivo -Qytetare të Limes.

Si fillim dua të përsëris dhe njëher shprehjen ,që kur flet për Sarandën nuk mund të rish pa folur për sportin e notit dhe kur flet për notin,patjetër do të flasësh për Limen,Idrizin dhe gjithë plejadën cilësore të notarëve Sarandiot të asaj periudhe,që Sarandës i shtuan ngjyra dhe zë.

LIMJA si notar.(Kur thua Lime,ke thën”Delfin”,kur thua “Delfin”ke thën Lime).

Fal cilësive të tij antropometrike,me një konstrukt të bëshëm notari dhe një avergurë”albatrosi”,që i siguronjte një hap të madh dhe efektiv notimi dhe cilësive të tij fizike,ku cilësinë e elasticitetit e kishte të lindur,Ai u bë shumë shpejt notari më cilësor i stilit delfin dhe jo vetëm,mbasi veç rekordeve të delfinës bëri të vetat dhe ato të 200 dhe 400m mix.

Statistikat e mëposhtëme tregojnë sa sa fuqishëm u fut

Limja në cilësinë e këtij sporti.

-Në 1971 në 100m delfin përmirëson rekordin kombëtar të Jani Hondros,nga 1’10″9′” në 1’04”.

-Në 1971 në 200m delfin përmirëson rekordi. Kombëtar t Fatmir Zikos, nga 2’42″9″‘ në

2’33″4′”.

-Në 1970 bëhet rekormen i 200 m mix me 2’47″për ta përmirësuar në 1974 me rezultatin 2’36″2′”.

-Në1970 në 400m mix përmirëson rekordin e Agim Sulos nga 6’04″në 5’57” dhe në 1975 e çon në 5’30″9’.

Jetëgjatësia e rekordeve të Limes si më poshtë:

-100m delfin 11 vjet,

-200m delfin 13 vjet

-200m mix. 5 vjet

-400m mix. 5 vjet

Për periudhën ,gati,10 vjeçare të notimit ka përmirësuar 22 rekorde.

Ai po të bindëte vetvehten,do të futej në historine e cilësisë së lartë të notit edhe si bretkocist.

Limja për këto rezultate u shpall 3 her Notari më i mirë dhe 2 her Nderi i Notit Shqiptar.

Pra Ai ishte një nga notarët model të sportit të notit.

Kur e shikoje duke notuar emocionet e garës të ktheheshin në pozitive,sidomos kur bashkënotoje me të në stafet,të bënte rekordmen,pa qënë i tillë në garën tënde individuale.

Limja si shok dhe bashkëqytetar.

Ishte kënaqësi ta dëgjoje dhe të dialogoje me të.Nga Ai mësoje shumë për historinë në përgjithësi dhe atë të sporteve.Të jepte statistika të argumentuara dhe bindëse dhe për shumë gjëra që ti i kishe haruar.Të gjitha këto tuke i “trazuar” me shumë anektoda dhe barsoleta të këndëshme.

Një veçanti e tij ishte pasioni për muzikën.

Kishte dhe ka vesh muzike.

Mjafton ta dëgjonte një këngë dhe mbas pak ai e egzekutonte lirshëm dhe bukur me fërshëllimë.

Kur dëgjonim festivalet e ndryshme të RTSH apo Sanremon,na cudiste duke caktuar paraprakisht fituesen.

Ashtu si dhe në sport Limja ishte i dalluar dhe në punë.Të gjithë e donin jo vetëm për korektësin e tij,por edhe se ai merte përsipër dhe punët më të vështira

Gjithashtu Limja ishte dhe është një familjar shëmbullor.

Pra për Limen një figurë e plotë cilësore sportivo-qytetare,shoqërore-familjare,për qytetin e Sarandës dhe jo vetëm,më del natyrshëm dhe në llogjikën e plotë pyetja:”pse vlerat tepërcilësore të tij për çka ka dhën,të mbeten vetëm në vlerësimet e çertifikatave dhe fletave të nderit nga federata dhe bashkia..Limja është një Star i sportit të notit,një ‘Delfin”i jonit.Ai është sot një sportist i “përjetëshëm”.

Limja na dha shumë dhe mori pak.

Ky shkrim është një thirje rezume,jo vetëm nga unë por dhe nga gjithë bashkëqytetarët e Sarandës dhe nga të gjithë ata që e njohin,për Federatën Shqiptare të Notit,Shoqatën Kombëtare të Veteranëve të Notit dhe Bashkisë Sarandë,që kontributi i tij të ekuivalentohet me vlerësimetmë të larta që meriton një sportist si LIMJA.

Faleminderit.