Niko Kuri dhe Kristo Kiço vizitojnë punimet e ujësjellësit, furnizon fshatrat e minoritetit
Kryetari i Bashkisë Finiq Kristo Kiço dhe deputeti Niko Kuri kanë ndjekur nga afër punimet në projektin “Ujësjellësi Leshnicë – Dhivër”.
Qëllimi i vizitës ishte marrja e informacionit të plotë në lidhje me ecurinë dhe përfundimin e një projekti madhor për zonën me përfitime të mëdha për komunitetin lokal dhe në veçanti për komunitetet Leshnicë e sipërme dhe e poshtme, Janicati, Llupsati, Cerkovica, Shën Andrea, Kullurati, Dhivri, ku do të furnizohen me ujë të pijshëm me vetërrjedhje.
Paralelisht me këtë projket, në zonën e Bashkisë Finiq punohet edhe në ujësjellësin e Merkos dhe ujësjellësin e Krongjit.