Mbytja e 59-vjeçarit në Sarandë, flet roja bregdetare: E nxora në breg, por…
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarje e rëndë në Sarandë ku u mbyt në det një 59-vjeçar. Burime bëjnë me dije se viktima Xhevat Lleshi, me origjinë nga Librazhdi, nuk kishte shumë kohë që kishte shkuar në plazh.
Ka qenë roja bregdetare Sokol Alushaj i cili e ka nxjerrë viktimën në breg dhe më pas i ka bërë frymëmarrje, por fatkeqësisht Lleshi nuk shfaqi shenja jete.
“U ul fillimisht në breg dhe pastaj u fut në ujë. Nuk shkoi as 10 minuta në ujë kur persona që e panë që u zhyt dhe nuk doli, folën me zë të lartë.
Shkova e nxorra në breg, i bëra frymëmarrje, e ktheva nëse kishte marrë ujë po nuk nxorri gjë, veçse në fytyrë dhe trup kishte marrë ngjyrë të errët. Erdhi edhe një mjek që ndodhej në plazh. Dha edhe ai ndihmë po u pa se ishte i pajetë.”-thotë roja bregdetare Sokol Alushaj.