Kakavijë, pala greke kap një shqiptar të kërkuar për vrasje
Pala greke në doganēn e Kakavijës ka arrestuar sot nē orët e para të mëngjesit një shqiptar të kërkuar për vrasje.
Shtetasi shqiptar është ndaluar nga sektori i verifikimit tsaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Ai po tentonte tē dilte nga Greqia dhe të vinte në Shqipëri. Rezulton se ndaj shqiptarit ka një urdhër arresti i Prokurorit të Prevezēs për akuzën “vrasje me dashje”.